Opinion: A kishte të drejtë Kryeministri  kur tha se “fetë shkojnë e vinë…?

Albin Kurti në një prononcim për gazetën më prestigjioze amerikane “The New York Times” lidhur me fetë tek shqiptarët ka deklaruar: “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu” Gjithnjë kur me një çështje të caktuar si për siguri, luftë, krizë ekonomike, sociale, politikë, religjion, shfaqje të ekstremizmave fetar e çështje të tjera merret një gazetë si është “The New York Times”, gazetë kjo më e njohura në gjithë rruzullin tokësor, atëherë duhet ta kuptojmë se artikulli i gjatë apo tema me të cilën është marrë gazeta është i një rëndësie të veçantë dhe duhet të merret shumë seriozisht nga populli e politika shqiptare në Republikën e Kosovës. Albin Kurti i ka thënë gazetës: “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu” me këtë kryeministri i vendit ka hedhur poshtë rëndësinë e fesë në përcaktimin e identitetit kombëtar shqiptar.

Sigurisht, në këtë rast kryeministri ka tentuar t’i shmanget pyetjes së gazetës duke mohuar ndikimin e fesë në shtet siç i ka ndodhur vet atij nga ekstremistët fetarë islamë që i ka pasur brenda subjektit të vet parlamentar, duke pasur ndikim të drejtpërdrejt në pengimin e kalimit të disa ligjeve bazike të shtetit, ligje këto të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me cenimin e demokracisë dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ligjet të cilat nuk morën dritën jeshile nga deputetët kontroverzë me pikëpamje puro islame janë: Kodi Civil i Kosovës, Ligji mbi fertilitetin artificial IVH, pastaj ligji për të drejtën e krijimit të amësisë pa pasur nevojën e martesës, e ligje të tjera që kryesisht prekin liritë e të drejtat e njeriut. Këto ligje bazike të një shteti që pretendon integrimin në BE, domosdoshmërisht është dashtë të aprovohen nga kjo legjislaturë e cila kishte marrë e vetme shumicën absolute të trupës zgjedhore në zgjedhjet e kaluara.

Tani shtrohet pyetja se a ka pasur të drejt kryeministri në përgjigjen që ia ka dhënë gazetës duke thënë se: Feja te shqiptarët është e parëndësishme krahasuar me përcaktimin që shqiptarët e kanë për identitetin e tyre kombëtar. Apo thjeshtë, ai gazetës i përgjigjet politikisht në këtë mënyrë: “Për ne, fetë erdhën dhe shkuan, por ne jemi ende këtu”! Nëse kryeministri e ka pasur fjalën për katolicizmin atëherë ka pasur të drejt, sepse vërtetë shqiptarët ishin të parët në gadishullin ballkanik por edhe në kontinentin e vjetër që sollën krishterizmin, por e vërteta qëndron se për 523 vjet sa zgjati okupimi, sundimi dhe lufta me otomanizmin, shqiptarët i zhveshi nga katolicizmi duke i konvertuar me shpatë, dhunë, represion e me joshje në myslimanë shumicën  arbërore, tek të cilët le që ua imponuan fenë, por edhe ua coptuan territoret duke ua dhuruar serbo-sllavëve 3/4 e territoreve etnike që otomanët i kishin ndarë në vilajete prej të cilave vetëm Shqipëria arriti të fitojë pavarësinë në vitin 1912, derisa Dardania, Sanxhaku i Nishit, Rashka e Pazari i Ri, Ilirida, Lugina, Plava, Gucia, Ulqini e Malësia iu lanë Serbisë si dhe Qamëria ju la Greqisë. Prandaj z.kryeministër, është mirë që së paku me kombin të mos bëhet politikë dhe të jeni më i drejtpërdrejt dhe t’u tregoni qytetarëve se fetë e sidomos islami erdhi në këto troje, na mori shumë e na e la atë më të keqen fenë e cila tmerrësisht po na e rrezikon kombin dhe perspektivën tonë euroatlantike. Një popull që identitetin fetar e vendos 30% mbi identitetin kombëtar, ai popull rrezikon të shuhet. Kjo ndodh te shqiptarët e Kosovës, të cilët po të mos ishin Rilindasit tanë, sot shqiptarët sidomos ata që mbetën në ish- Jugosllavi do të shuheshin apo do të numëroheshin në dhjetëra mijëra, e jo më shumë. Ata hoxhallarë që krekosen se gjoja feja islame e ka ruajtur kombin nga asimilimi, nuk e kanë asnjë fakt apo provë që e dëshmon një deklarim të tillë. Shqiptarët e kanë ruajtur gjuhën shqipe falë barinjve, analfabetëve dhe të paditurve që nuk arrinin dot ta mësojnë gjuhën turke dhe kështu mbetën shqiptarë, sepse përndryshe sot shqiptarët do të ishin të turqizuar, siç ka ndodhur me shumë banorë të Shkupit, Prizrenit, Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit e qyteteve tjera që edhe sot vazhdojnë të ndjehen si turqë edhe pse të njëjtit, janë shqiptar turqfolës. Kryeministri e di, por nuk do që ta thotë në opinion për shkakun e humbjes së votave se: “Otomanët erdhën në trojet shqiptare, na okupuan, na rrahën, na turpëruan, na dhunuan, na vranë, na prenë, na konvertuan me dhunë në islam, na lanë gjakmarrjen e hakmarrjen, na lanë kulturën, na copëtuan, na dërguan në Anadoll, na e mbollën analfabetizmin masiv, nuk na lejuan asnjë shkollë shqipe, na shkretëruan ekonomikisht, sigurisht se u erdhi koha të shkojnë në fillim shekullin e XIX por, neve na lanë si më keq dhe të dërmuar nga të gjitha aspektet. Na e lanë fenë e cila po vazhdon të na gërryej palcën kurrizore dhe po na e rrezikon seriozisht të ardhmen tonë në BE aty ku e kemi vendin si njëri prej popujve më të vjetër të Evropës. Tani po ndalemi pak edhe në artikullin e gjatë të The New York Times ku ndër të tjera thuhet: shqiptarët duan ta ringjallin të kaluarën para islamike, duke shkruar për lëvizjen e konvertimeve fetare në Kosovë, gazeta thotë se një numër i vogël i shqiptarëve etnikë, kryesisht mysliman, po përqafojnë katolicizmin. Kjo lëvizje, e njohur si: “Lëvizja e rikthimit”, synon të rilidhë Kosovën me të kaluarën e saj para-islamike, të cilën mbështetësit e kësaj lëvizjeje e shohin si një shtyllë të identitetit evropian. Gazeta e citon At Fran Kolaj, njërin prej figurave kryesore të kësaj lëvizje i cili mbron tezën e tij se shqiptarët etnik po rifitojnë “identitetin e tyre origjinal”, që sipas tij ata e kishin para konvertimeve të dhunshme të periudhës osmane.

Derisa kryemyftiu i BIK Naim Tërnava, këtë fenomen e sheh si një fushatë kundër harmonisë fetare në Kosovë. Këtu rrjedhimisht shtrohet pyetja për cilën “harmoni fetare” po flet kryemyftiu? Nëse në shtetin e Kosovës, censusi i fundit tregon se 93.49% e popullatës shqiptare na qenkan myslimanë, atëherë ku na qenka kjo harmoni fetare, apo ndërmjet cilave fe kur shumica e shqiptarëve na qenkan myslimanë dhe këtu mund të flasësh vetëm për harmoni brenda llojit e që unë them se kjo harmoni nuk ekziston, duke pasur konflikte, rrahje, fyerje, kërcënime, mospranime të tarikateve si komunitete brenda islame dhe plot parregullësi të tjera të cilat janë shfaqur hapur këto vitet e pasluftës në Kosovë. Vehabizmi e selafizmi, pjesëmarrja në luftërat e huaja, aktet terroriste nëpër vendet e perëndimit, rrahjet e imamëve tradicional, imponimet e formave të faljeve ndryshe nga shkolla hanefitë, veshjet e burrave krejt ndryshe nga traditat e kultura shqiptare, veshjet e grave me ferexhe, nikab, burkë e shami janë vetëm disa nga imponimet që janë bërë e vazhdojnë të bëhen edhe sot gjithandej nëpër qytetet e vendbanimet e Kosovës. The Bew York Times gjithashtu shprehet i shqetësuar me konvertimet, duke u paraqitur i shqetësuar mbi financimin e huaj për institucionet islame dhe mundësinë e rikthimit apo riaktivizimit të ekstremizmit fetar islam. E gjithë masa e të kthyerve në katolicizëm e mbrojnë tezën e tyre se e vetmja formë për tu integrur sa ma shpejt në BE është rikthimi në rrënjët tona apo përqafimi i katolicizmit si mënyra e vetme e sigurt dhe shumë më e shpejt e integrimit në BE dhe strukturat euroatlantike. Shkrimi i The New York Times përfundon duke reflektuar mbi ekuilibrin delikat midis fesë, identitetit dhe politikës në Kosovë, duke theksuar se si kjo lëvizje e re ngjallë si një lloj shprese, por edhe shqetësim brenda një vendi që ende po e navigon identitetin e vet pas një lufte të rëndë që kaloi ky popull gjatë viteve 1998/99. Shqiptarët definitivisht duhet ti qëndrojnë besnik kushtetutës së tyre laike, në të kundërtën çdo ndryshim apo dalje nga laiciteti këtij vendi mund ti kushtoj me zhbërje apo mos ekzistencë të shtetit më të ri Republikës së Kosovës./Telegram News

Mr. Sc. Selatin Retkoceri

(Opinionet në gazetën Telegram News, nuk pasqyrojnë konceptin, rreshtimin as përcaktimin e mediumit me frymën autoriale)

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews