Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi e cila tha se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse”, thuhet tutje në konfirmim.