Ekspertët: Mosçertifikimi i Listës Serbe nga KQZ, akt për shpëtimin e Vuçiqit nga grusht shteti në Serbi

Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dalë nga funksioni dhe korniza ligjore e kushtetuese që duhet të jetë një organizatë apolitike dhe komplet i pandikuar nga politika dhe vendimi që ka marrë dje gjoja për të mos certifikuar “Listën Serbska” për zgjedhjet e 9 shkurtit, është një vendim krejt politik dhe që shkon komplet në favor të politikave të Beogradit, apo thënë troç i shkon për shtati presidentit serb Vuçiq, që në kohë të mundësive për grushtshtet në Serbi, ta kërkoi shpëtimi në Kosovë.

“Hiq më larg se para një jave vet presidenti serb ka paralajmëruar mundësinë e refuzimin për çertifikim  të Listës Serbe nga  KQZ  për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, me çka ai përfiton material propagues për ta paraqitur në rrezik ekzistencën e qënjes serbe në Kosovë”, deklaron për Telegram News Mr. Sc dhe analisti Selatin retkoceri,duke shtuar:

“Shumë mirë e di Vuçiq dhe Kurti se KQZ-ja nuk është organi që i ndalon dikujt pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje dhe është Gjykata i vetmi organ që mund t’i ndalojë apo jo një subjekt politik të garojë apo jo në një proces zgjedhor siç është në këtë rast Lista Serbe. PZAP në një afat prej 72 orësh duhet ti përgjigjet Listës Serbe në ankesën e saj për mosçertifikim nga KQZ. Sipas ligjit dhe kushtetutës, kjo organizatë politike nuk është shpallur si organizatë kriminale, përkundër që nënkryetari i saj është shpallur kriminel dhe ndiqet nga gjykata, në rastet e tilla edhe pse individët shpallen në kërkim, nuk është bazë e mjaftueshme ligjore që partia politike të shpallet kriminale nëse një e më shumë anëtarë të saj janë në listën e zezë të Amerikës dhe kanë urdhër arrest nga policia e Kosovës. Loja politike në të cilën futen anëtarët e KQZ-së nga VV-ja, por edhe mos reagimi apo frika e reagimit nga anëtarët e opozitës në KQZ, justifikon dyshimin se kjo organizatë është futur në lojëra politike që do të dënohet nga miqtë tanë ndërkombëtarë si SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Kjo tendencë e Kurtit për ta bartur përgjegjësinë nga KQZ që e drejton vet te opozita dhe Gjykata, vërtetë paraqet edhe një akt tjetër qyqar, por mirë të paramenduar për tu paraqitur në popull si një qeveri populiste që po e ruan integritetin e sovranitetin, por ja që gjykata është e shitur dhe po na  anulon vendimet dhe ligjet tona. Blerja e votës duke ndarë ndihma për pensionistët dhe fëmijët, pastaj vendimi antiligjor i KQZ-së që ta përjashtoj një organizatë politike nga gara zgjedhore, rritja e pagave duke prekur njësinë e koeficientit që është kundër ligjore, inagurimin e marrëveshjes për hapjen e një njësie të një fabrike të municionit të Turqisë në vendin tonë, si dhe një sërë vendimesh  tjera që do të pasojnë në këtë periudhë parazgjedhore, që të gjitha do të kenë qëllim e objektivë për të mashtruar popullatën e cila nuk është fare e kënaqur me këto katër vite të qeverisë Kurti, e cila ka dështuar në të gjitha projektet dhe planifikimet buxhetore që i ka premtuar për këtë mandat 4 vjeçar që po e përmbyllë me një deficit tregtar për mase 5.5 miliardë €. Më pastaj, me dështim në Arsim, shëndetësi, politika sociale, ekonomi, diplomaci, tregëti dhe ajo që më së shumti po na dhemb teprica e buxhetit në investime kapitale për gati 2 miliard euro”, ka thënë Retkoceri.

Eksperti Blerim Burjani: Në cilat raste  mund të mos çertifikohet një subjekt politik?

Janë disa situata kur mund tërefuzohet një subjekt politik të mos certifikohet. E para, nëse nuk i ka paguar gjobat nga fushata e viteve të mëparshme, pra duhet të përmbyllen obligimet, pastaj nëse nuk mban kuvende zgjedhore për tre vjetet e fundit, ose partia ka emër fyes kushtetues, dhe nuk i njeh simbolet dhe nuk pranon ligjin dhe procedurat e KQZ, nxit urrjetje, pra nuk i bindet kodit të mirësjelljes së percaktuar.

Situata ekstreme është nëse një subjekt politik është shpallur terrorist, dhe zhvillon politikë terroriste për t’i luftuar institucionet e shtetit. Deri me tash, nuk ka ndodhë që një parti politike të mos çertifikohet e që plotëson kushtet ligjore, është e drejtë demokratike, po qe se nuk ka pengesa tjera të theksuara me ligj

Pra, tash bëhet ankesa në PZAP, por edhe ne Gjykatë Supreme dhe mundet edhe në Gjykatë Kushtetuese, sepse e drejta për asocim dhe për të zgjedhur, është kategori kushtetuese, në synim për të marrë pjesë në zgjedhje, duke qenë kategori universale dhe kushtetuese.

Pra, reagimet ndërkombëtare po bëhen për shkak se nuk ka arsye ligjore as ndeshje me ligjin për zgjedhjet dhe kushtetutën e shtetit dhe tash kjo quhet e pa pranueshme në kuptim ligjor e kushtetues dhe  në raport me konventa ndërkombëtare ku  arsyet thuhet të jenë politike, e jo ligjore, apo kushtetuese .

Lista Serbe, nuk është shpallë terroriste edhe pse VV, moti ka punuar në këtë drejtim që të shpallet organizatë terroriste dhe me veprime kundër kushtetuese, deputetet serbë marrin pjesë një herë në gjashtë muaj në seancat parlamentare dhe udhëhiqen nga Beogradi. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews