Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 njerëz.
Siç ka mësuar gazeta gjermane, Die Welt nga qarqet e sigurisë, i dyshuari për sulmin është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974.
Thuhet se ai ka arritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.
Ai dyshohet se e kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm. Mësohet se në ulësen e pasagjerit është gjetur një bagazh dhe dyshohet se ka eksplozivë.
BREAKING:
First video of German police arresting the Islamist terrorist who attacked a Christmas market in Magdeburg.
11+ killed and around 80 wounded 🇩🇪 pic.twitter.com/yenFQmQPj0
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 20, 2024
Është publikuar tashmë edhe videoja e parë e policisë gjermane duke e arrestuar të dyshuarin.
Ndërkohë, ka rrjedhur në rrjetet sociale fotografia e parë e të dyshuarit që shkeli shumë njerëz në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
Gjithashtu raportohet se mbi 80 persona janë plagosur gjatë sulmit, i cili po hetohet si terrorist.
Ndryshe, Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt dhe ka 240 mijë banorë.