Drejtësia ndaj Hashim Thaçit në Hagë dhe Evropa kundër shqiptarëve

E tëra nisi me shtëpinë e verdhë të pronarit Mersim Katuçi nga Gurra e Matit të Burrelit më datën 4 shkurt 2004, kur hetuesit ndërkombëtarë shtrënguan rrethimin e shtëpisë me forca të hekurta, për të kërkuar shiringat dhe njollat e gjakut në kërkim të provave materiale për trafikim organesh njerëzore të cilat i kishte theksuar në librin e vet Karla del Ponte, prokurore kryesore e Gjykatës së Hagës.

Një zingjir provash të shpifura nga qarqe antishqiptare për goditjen e UÇK-së, dukej si një program veprimi duke vazhduar nga senatori zviceran Dik Marti që e shndërroi akuzën teorike në dramë protagonistësh për njollosjen e UÇK-së dhe luftës shqiptare kundër aparatit të dhunës shtetërore serbe të ndihmuar nga rusët.

Për ta shkurtuar historinë e rrugëtimit të shpifjeve, projekti serbo-rus që udhëhiqej nga Konstantin Kosaqev u fabrikua në Beograd duke stërvitur “dëshmitarët” e paguar për deklarata të paqena, në synim të hiperbolizimit të syzheut të rremë  me trafikim organesh njerëzore në qendër.

Procesi propagandistik i shpërndarjes së puplave nga dritarja serbe vazhdon për plot 18 vjet dhe ka krijuar një proces, drama e të cilit sot zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku deri më tani janë arrestuar  rreth 20 shqiptarë përballë 6 serbëve që kanë bërë krime në Kosovë.

Për ta demonizuar Shtëpinë e Verdhë  disa shkrimtarë  shqiptarë kanë shkruar libra për pastërtinë e saj, ndërsa Serbia ka ndërtuar institucione të tëra shtetërore për ta shprërndarë në Evropë dhe SHBA “Shtëpinë e Verdhë” si një ish-spital i UÇK-së ku gjoja janë trafikuar organet e civilëve dhe ushtarëve serbë, duke shoqëruar propagandën shtetërore me miliona euro financime.

Prokurorë serbë dhe zyrtarë të shtetit kanë krijuar një dosje voluminoze prej mijëra faqesh me deklarata të shpifura të dëshmitarëve, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë që dëshmojnë në Hagë kundër ish kreut politik të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndërkohë, për t’u dukur sa më reale akuza, Serbia ka shtyrë përpara dramën  e sajuar edhe me filma të autores Sllagjana Zariqi nga Radio Televizioni i Serbisë për Shtëpinë e Verdhë, premiera e të cilit u shfaq në 24 vjetorin e bombardimit të NATO-s në Serbi, në kuadër të  serialit të filmave  me motive nga lufta serbe në Kosovë të quajtura “Dosjet e Kosovës”, në krye me filmin “Rat na Kosharama” (Lufta e Koshares).

Filmi dokumentar i metrazhit të gjatë nga Shtëpia e Verdhë, pretendohet se përmban deklarata të dëshmitarëve, e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët gjoja posedojnë njohuri për transportin e serbëve të kapur në Shqipëri e të përdorur për trafikim organesh në tregun e zi.

Qeveria e Kosovës ka ndërprerë financimin e avokatëve eminentë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe për më keq, nuk ka asnjë projekt filmik nga cilado luftë e Kosovës apo masakrimi i shqiptarëve  për t’i treguar botës se çfarë krime ka bërë Serbia në Kosovë, për të amortizuar propagandën serbe me filma të rremë në botë Evropë dhe botë.

Në film, synohen dy goditje:

Pretendimi se trafikimet kanë ndodhur pas ardhjes në Kosovë të 50 mijë ushtarëve të NATO-s dhe “terroi” i UÇK-së gjatë vitit 1999, kur fati tragjik i serbëve ndërtohej mbi historinë tronditëse serbe.

Autorja Sllagjana Zariq që është edhe autore e filmit “Lufta në Koshare”, e bazon hulumtimin e saj në raportin e Dik Martit, i cili u miratua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke u shndërruar në dokument zyrtar të UNMIK-ut, që do të ndjek rrugën e përbaltur të kërkimit të dëshmitarëve të paguar për të dëshmuar  në Hagë në procesin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për çka Policia e Kosovës kishte arrestuar  disa serbë nga Serbia në Llapnasellë nën dyshimin se kërkonin dëshmitarë të rremë për Hagë, në këmbim të qindra mijëra eurove.

Aktakuza e dytë kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi, arsyetim për dështimin e speciale nga faza e parë

Gjykata Speciale e Kosovës është institucion i përkohshëm drejtësie me juridiksion dhe mandat specifik që përfshin disa krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krime tjera sipas legjislacionit të Kosovës të pretenduara se kanë ndodhur nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Gjykata Speciale është themeluar më vitin 2016 dhe udhëhiqet nga një kryeprokuror dhe trajton krimet e kryera gjatë luftës dhe menjëherë pas lufte në Kosovë.

Stërzgjatja e afateve kohore të marrjes në pyetje të dëshmitarëve të paraqitur kundër Thaçit dhe të tjerëve është kritikuar nga Kadri Veseli, që është marrë për bazë nga trupi gjykues që ka vendosur t’i  largojë nga dëshmitë disa dëshmitarë në favor të reduktimit të kohës për të akuzuarit.

Megjithatë, sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë edhe një herë pjesë e kryetitujve të mediave në proceset e reja të Gjykatës Speciale kundër tij, pas ngritjes së aktakuzës së dytë kundër tij në Hagë, pavarësisht se ai ndodhet në paraburgim nga nëntori i vitit 2020, pesë vjet pas themelimit të kësaj gjykate nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës me seli në Hagë të Holandës.

Ngritja e aktakuzës së dytë kundër Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë dhe frikësimin e dëshmitarëve nga  viti 2023 deri më 2024 është kritikuar nga ekspertët e drejtësisë në Kosovë, ndërkohë ish-emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor ka thënë këto ditë  se me instalimin e administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë “do ta nxjerrin Hashim Thçin nga  Gjykata Speciale në Hagë”.

Megjithatë, Miftaraj ka thënë se “së paku njëri prej gjyqtarëve shihet që po del prej rolit të tij si gjyqtar. Kemi parë shumë herë pyetje orientuese, pyetje sugjestive, ose në njëfarë mënyre duke bërë përpjekje që të marrë një përgjigje që atij i pëlqen ndaj dëshmitarëve”, teksa nuk ka pranuar ta identifikojë atë.

Propaganda e Serbisë e ndihmuar nga Evropa për dosjet kundër shqiptarëve në Hagë

Kryerokurorja e ICTY ne Hagë Louise Arbor Konfirmoi aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit për krimet e kryera në Kosovë  më 27 maj 1999, por këtu nuk mbyllej çdo gjë për krimet serbe në Kosovë, pasi shërbimet sekrete të Serbisë në Kosovë kontrabanduan figura të rëndësishme në Hagë që rrjedhnin nga dy zviceran: Prokurorja kryesore Karla Del Ponte dhe Dik Marti prej të cilëve rrodhën ngjarjet e Shtëpisë së Verdhë në Burrel.

Dik Marti, i njohur si ish-senatori  dhe prokuror zviceran u bë i famshëm duke tërhequr  vërejtjen pas vitit 2010 kur publikoi raportin e dyshimtë për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë ku ai tha se “ishin të përziera  figurat e larta të UÇK-së”.

I kërcënuar të vritej nga BIA më 2020, ai u ndje i fyer dhe poshtëruar që kishte bërë luftën propaganduese kundër Kosovës, por  Serbia për t’i ikur zbulimit të aferës, i dërgoj letër  arsyetimi Federatës Informative të Zvicrës (FIS) duke demantuar lajmin e plasuar në Tanjug se shërbimet sekrete serbe, ishin në prag të atentatit ndaj Dik Martit që ta likuidonin atë, për t’i fajësuar shqiptarët.

Sot krerët e UÇK-së në Hagë mbahen prej katër vjetësh paraburgim mbi një akuzë të rreme që nisi me “Shtëpinë e Verdhë” të hulumtuar nga prokurori amerikan Wiliamson, që nuk u ngrit kurrë si e tillë meqë nuk ekzistonte, duke kaluar në akuza tjera të krimeve specifike nga lufta në Kosovë.

Por, Clint Wiliamson e tha të vërtetën e “Shtpisë së Verdhë” dhe të krimeve nga shqiptarët duke thënë:

“Krime të tmerrshme janë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998 dhe 1999”, tha zoti Williamson i cili në vitin 1999 hetoi krimet kundër shqiptarëve si i dërguar i Gjykatës për krime luftë në hapësirat e ish Jugosllavisë.

“Unë isha në terren menjëherë pas hyrjes së forcave të NATO-s në qershor të vitit 1999 dhe bashkërendova operacionet e zhvarrosjeve nga varrezat masive në të cilat u gjetën trupat e gati dhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës që u vranë. Askush nuk mund ta mohojë që këto gjëra kanë ndodhur – i pashë me sytë e mi. Këtë e vura në dukje  kur publikova gjetjet nga hetimet në vitin 2014 dhe nuk po provoja të rishkruaja historinë duke thënë se shqiptarët e Kosovës kryen krime kundër serbëve…” thoshte Wiliamson, deklaratat e të cilit për evropianët mbetën të pa përfillshme.

Popaganda serbe kundër shqiptarëve për 100 vite deri në vitin 1999

Propaganda Serbe  kundër shqiptarëve të Kosovës funksionon prej 100 vitesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke  dëmtuar popullin e Kosovës dhe duke ndarë tokat shqiptare në tubimet kongresiste të qendrave të vendosjes evropiane nga Londra, Parisi e Franca,

Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur në1912-1913 e njohur  si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe ku u kreu koncesionin më tragjik ndaj shqiptarëve.

30  maj 1913, konferenca kishte rimarrë punimet dhe nënshkroi Traktatin e Londrës, një marrëveshje sipas së cilës Perandoria Osmane hiqte dorë nga të gjitha territoret në perëndim të kufirit Enos-Midia. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane.

Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. – 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë e Çamëria Greqisë.

Dokumentet sekrete serbe në arenën ndërkombëtare dhe planet për shfarosjen e shqiptarëve të cilat u zbatuan në qendrat evropiane të vendosjes

 Serbët kishin plane kundër shqiptarëve qysh në vitin 1844 me autor  Ilia Garashanin në dokumentin sekret ”Naçertaia”, që vazhdoi të merr formë finale me autorësinë e Ivo Andriqit, nobelisti antishqiptar i shpërblyer me Çmimin  Nobel, edhe pse libri si “Gjaku i  Papastër” udedikohej shqiptarëve. Propaganda  serbe në qarqe ndërkombëtare u vazhdua me projektet e akademikut tjetër Vasa Çubrilloviq, dy pej të cilëve shkruan elaboratin e njohur  me titull, “Elaborati i Ivo Andriqit për ndarjen e tokave shqiptare më 1939”.

Pastaj, Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist akademiku Dobrica Çosiç, si dokumente shtetërore për zhdukjen e shqiptarëve.
Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar.
“Ky shkrimtar shovinistë, çuditërisht, në vitin 1961, fitoi  Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:
Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër?
 A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur informacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? 
Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit”, tha kritika e kohës duke kritikuar ashër jurinë e Nobel-i, duke kritikuar këtë çmim se di të stimulojë vlera të tilla edhe kur krijon dokumente për zhdukjen e një populli, në këtë rast zhdukjen e shqiptarëve./TelegramNews

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews