Askush nuk ka imunitet të mos i përgjigjet ligjit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shfaqur oportunitet të plotë publik në raport me transparencën që duhej të ishte shembull i të parit të Qeverisë për zbatim të ligjit ndaj organeve të drejtësisë, aq më shumë kur flitet  për cilësinë e dëshmitarit.

Kryeministri ligjërisht  duhet t’i shërbejë elektoratit të vet, popullit dhe shtetit si shembull për t’i luftuar dukuritë negative dhe korruptive në shoqëri, aq më shumë kur zgjedhjet e këtij mandati katër vjeçar i ka fituar mbi reklamat  dhe filmat për luftimin e korrupsionit.

Kryeministri deri më tani nga ajo që dinë mediat, nuk i është përgjigjur Prokurorisë Speciale, si dëshmitar me ftesë zyrtare për dyshimet me rezervat shtetërore, ku të paktën është i përfshirë Ridvan Muharremi, një qytatar jashtë institucional që është përfshirë në shpenzimin privat të parasë publike nga ministrja Rozeta Hajdari.

Lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale, Kurti deri më tani në dy raste është përgjigjur në mënyrë periferike  si, “kam agjendë tjetër” dhe “nuk mund të flet pasi po shkonte në mbledhjen e qeverisë”.

Eksperti i drejtësisë Blerim Burjani:Askush nuk ka imunitet  në rastet e veprave penale, as Kryeministri

Eksperti kushtetues juridik, profesori Blerim Burjani ka deklaruar për Telegram News se askush nuk ka imunitet në rastin kur kemi të bëjmë me veprat e dyshuara penale.

“Prokuroria shqyrton mënyrën e veprimit  dhe vlerëson rrethanat e rastit dhe personin e kërkuar për dëshmitar, duke shqyrtuar  mënyrën e veprimit se si dhe në cilën mënyrë do të veprojë për të reaguar ndaj palëse e cila shpreh mungesë  vullneti për t’u paraqitur para  Prokurorisë dhe për këtë akt, vendos prokuroria. Nëse s’ka vullnet për tu paraqitur pala, merr masa te sigurimit të dëshmitarit dhe prezencës së tij për dëgjim në kohën e përcaktuar. Vetëm situata e jashtëzakonshme mund të ndodhë që prokuroria ta dëgjojë palën në lokacione tjera jashtë Prokurorisë dhe kjo ndodh  vetëm në pamundësi fizike, apo shëndetësore, por për këtë vendos vet prokuroria. Megjithatë, askush nuk ka imunitet për t’u shmangur nga këto rrethana që të mos i përgjigjet Prokurorisë së shtetit, sepse askush nuk ka imunitet në rastet e veprave penale dhe dyshimeve”, ka  thënë Burjani.

Analisti Visar Ymeri ka tërhequr vërejtjen se Prokuroria Speciale kur e thërret një person të dëshmojë diçka, ata kanë bindjen se personi i ftuar di diçka për rastin, çoftë për ta shfajësuar , apo për të plotësuar me fakte personin që po hetohet.

“Me refuzim të ftesës Kryeministri nuk po do ta ndihmojë procesin e një hetimi kundër korrupsionit dhe po supozojmë që s’ka asgjë ,por shko trego që nuk ka asgjë dhe mbyllet ky rast…ata nuk e kanë thirru Kryeministrin kot së koti”, ka thënë Visar Ymeri.

Deri më tani  si të ftuar dhe intervistuar nga Prokuroria si pjesë e ekzekutivit të Kurtit janë thirrur: Minstrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli më 12 nëntor 2024, duke u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës  si dëshmitare  për energjinë elektrike për një aferë që kjo prokurori e ka nën hetim.

Kryetarja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali është marrë në pyetje më 20 shtator 2024, duke u paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj Prokurorie, në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, si për Kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi dhe për Kryeshefin e Hidrosistemit Ibër-Lepenci Faruk Mujka.

Zëvendës Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Hysen Durmishi u intervistua në cilësinë e dëshmitarit për  tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë më 8 maj 2024.

Më 15 prill 2024 Prokuroria ka intervistuar  Ministren e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë së Kosovës Rozeta Hajdari,  ecila dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rezervat shtetërore.

Ministrja Albulena Haxhiu, është paraqitur me 22 korrik 2024 në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje për deklarata në emisionin Debat plus të datës 2 korrik 2024 lidhur me arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

Ky është bilanci i marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale e ministrave të kabinetit qeveritar Kurti 2 dhe i fundit që ka ftesë nga po kjo Prokurori është Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews