Stier: Përgjegjësit për Banjskën të dalin para drejtësisë, e jo t’i kemi në liri

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier ka folur për agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Stier tha se delegacioni i Parlamentit Evropian e ka bërë të qartë se presin nga Beogradi që t’i mbajnë përgjegjës njerëzit për Banjskën.

“Akoma kjo nuk është mbyllur, por ka ndodhur e kundërta. Presim që ata që janë përgjegjës, përnjëmend të sillen para drejtësisë. Presim së pari që të sillen para drejtësisë e jo t’i kemi në liri njerëzit që janë përgjegjës për rastin Banjska”, tha Stier në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Stier tha se kjo situatë nuk është e qëndrueshme dhe se “kjo është e para që presim nga Serbia, pra jo të blejnë kohë por ta kryejnë procesin deri në fund”.

Krimineli Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë për agresionin në Banjskë vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews