Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga mbrojtja e Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq në rastin “Banjska”, të cilat i kishin paraqitur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur më 11 shtator 2024, ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm. Më pas, mbrojtja ka shfrytëzuar afatin prej 30 ditësh për kundërshtim të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës,Mbrojtësi i të pandehurit Toliq, avokati Millosh Deleviq, më 5 nëntor 2024 ka ushtruar kundërshtimin, ku mes tjerash ka theksuar se në këtë fazë të procedurës penale, ekzistojnë kushtet që aktakuza të hudhet në tërësi, sepse nuk ka prova që vërtetojnë dyshimin e bazuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale.

Sipas avokatit Deleviq, PSRK nuk ka specifikuar asnjë veprim se si është kryer vepra penale.“…pra nuk kuptohet se i mbrojturi im a ka qenë udhëheqës, ekzekutor, ndihmës apo nxitës edhe pse në rastin konkret kemi pasur hetim për një vit dhe janë dëgjuar dëshmitar të shumtë një përgjigje e tillë nuk ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Deleviq në kundërshtimin e tij.Aty thuhet se Prokuroria nuk ka cekur përgjegjësitë e pjesëmarrësve.

“I vetmi fakt në bazë të cilit PSRK e ndërlidhë të mbrojturin tim me veprat penale për të cilat akuzohet është se ai ka qenë me uniformë të veshur dhe se është plagosur rëndë në ditën kritike ndërsa roli i tij mbetet totalisht i panjohur për gjykatën, mbrojtjen dhe publikun. Andaj, kjo aktakuzë nuk i plotëson kushtet ligjore për tu shqyrtuar në shqyrtimin gjyqësor”, citohet të ketë thënë Deleviq në kundërshtimin e tij.
Andaj, avokati Deleviq ka kërkuar që aktakuza ndaj Vladimir Toliq të hudhet poshtë si e pabazuar ose e njëjta t’i kthehet PSRK-së për ndryshim ose të caktohet dhe të mbahet seanca për shqyrtimin dhe vlerësimin e kësaj kërkese.

Kurse, mbrojtësi i të pandehurit Spasojeviq, avokati Ljubomir Pantoviq, në kundërshtimin e ushtruar më 4 nëntor 2024, mes tjerash ka theksuar se nuk ka dyshim të bazuar mirë në aktakuzën ndaj të mbrojturit të tij dhe të akuzuarve tjerë.

Sipas tij, s’ka prova të pranueshme që Spasojeviq ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.Aty thuhet se nuk saktësohen veprimet e të akuzuarit, po ashtu kontestohet edhe kualifikimi juridik i veprave penale.
“Mbrojtja, ka shtuar se e vetmja gjë që mund të lidhte të mbrojturin tim me veprimet e përshkruara në këtë pjesë të aktakuzës së PSRK është se ai është arrestuar në vendin e ngjarjes në ditën kritike por kjo nuk mjafton për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se ai ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet dhe se ajo që mungon në këtë rast është përshkrimi faktik i veprimeve që ka bërë konkretisht ky i pandehur”, citohet të ketë deklaruar Pantoviq në kundërshtimin e tij.

Avokati Pantoviq në kundërshtimin e tij pretendon se aktakuza ka të meta dhe është e mangët.

Andaj, ka kërkuar që aktakuza ndaj të mbrojturit të tij të hudhet poshtë apo të caktohet dhe mbahet seanca për shqyrtimin dhe vlerësimin e kësaj kërkese.Në anën tjetër, mbrojtësja e të akuzuarit Maksimoviq, avokatja Jovana Filipoviq, në kërkesën për hudhje të aktakuzës të ushtruar më 4 nëntor 2024, ndër të tjera ka theksuar se qëndrimet e Prokurorisë në aktakuzën ndaj të mbrojturit të saj janë të pabazuara dhe të mbështetura në supozime dhe se me asnjë provë nuk mbështetet dyshimi i bazuar se Maksimoviq ka kryer veprat penale që i vihen në barrë.“PSRK në asnjë rast nuk ka vërtetuar se i mbrojturi im ka pasur lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjska me datë 24 Shtator 2023, vetëm se banon në të njëjtin fshat dhe se asnjë provë tjetër nuk ka të bëj me të dyshuarin konkret”, citohet të ketë deklaruar Jovanoviq në kërkesë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews