Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj i është bashkuar “Listës për Familjen”.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga deputeti Eman Rrahmani.
Ai tha se Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Po është e vërtetë. Mërgim Mavraj është bërë pjesë e “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet”, tha Rrahmani.
Kujtojmë se sot është afati i fundit për partitë politike për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputet.