Asamblisti i LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla është ndalur për 48 orë pasi ka shkulur mikrofonin e Kuvendit Komunal në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Sveçla në një postim në Facebook, i cili ka thënë se veprimi ishte për të shpërfaqur një pazar të madhe.
“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48h. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di? Veprimi im ishte për të shpërfaqur një pazar të madh në Prishtinë. Asgjë më shumë. Por, imagjinoni përpara me mbiemra pushtetarësh çka ndodhte. As me thirrë nuk kanë guxu, se lëre më shumë! Shihemi!”, ka thënë ai.
Të hënën asamblisti i LVV-së në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës. Kjo është bërë e ditur në një video që është postuar nga asamblisti i LDK-së, Egzon Pacolli.