Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për asamblistin e VV-së, Gëzim Sveçla.
Sveçla gjatë ditës së djeshme në Komunën e Prishtinës, pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, ka thyer mikrofonët e Sallës së Mbledhjeve të Asamblesë Komunale.
Prokuroria kanë thënë se arresti shtëpiak ndaj Sveçlës është si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale.
“Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.” – thuhet në përgjigje.