Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë përuruar renovimet në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, për t’iu adresuar më pas mediave.
Por, me të përfunduar deklaratën e tij, Kurti s’ka pranuar asnjë pyetje nga gazetarët, ani pse një të tillë e pranoi.
I pari i qeverisë u pyet lidhur me akuzat e tij gjatë ditës së djeshme për mediat, por që s’pranoi të përgjigjej.
“Jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera”, tha Kurti para gazetarëve.
Kurti gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e këshillit të VV-së në fjalimin e tij u shpreh se asnjëherë më shumë se në këto katër vite nuk ka pasur më shumë media kundër Qeverisë.
“Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, kishte deklaruar Kurti dje.