Pas tre dështimeve të miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, në seanca të jashtëzakonshme, sot me 25 vota për dhe një abstenim, është miratuar buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme, nuk morën pjesë asamblistët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në seancën e kaluar LVV dhe PDK deklaruan se nuk janë përfillur kërkesat e tyre lidhur me draftin e buxhetit.
Buxheti për vitin 2025, për Prishtinën, do të jetë 128 milionë euro./KP/