A po legalizohet korrupsioni dhe mbrojtja e tij  nga Qeveria Kurti?

Kryeministri Albin Kurti, jo vetëm që nuk ndërmerr masa ndaj ministrave të vet të përfolur e të dyshuar e dëshmuar me letra për korrupsion, por as nuk flet kundër korrupsionit të vartësve, madje ai sulmon edhe Prokurorinë, mediat dhe shoqërinë civile kur atakojnë, me letra në dorë zyrtarët qeveritarë për hajni e korrupsion. Përgjatë historikut qeveritarë të pas luftës, secila qeveri ku është përfolur korrupsioni, ka riformatizuar kabinetin, apo  të paktën nuk është mbrojtur asnjë zyrtar e nuk është sulmuar asnjë prokurori as gjyqësor për pretendime.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë mbrëmë se “pushteti aktual e mbron korrupsionin. Kemi rastin e Nagip Krasniqit, që e bëri VV shef në KEK. Tash i njëjti u arrestua, dolën përgjimet dhe në sytë  publikut ato përgjime janë reale sepse janë thënë nga prokurori dhe tash kemi një kryeministër që  e mbron Nagip Krasniqin dhe jo vetëm atë. E sulmoi edhe prokurorin

Kemi zotin Mujka  i cili ishte arrestuar me 60 mijë euro ndër jastëk dhe Kurti e VV e morën në mbrojtje”, ka thënë Miftaraj.

Deputet i PDK-së Ferat Shala: Qeveria Kurti është më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova

“Kjo është Qeveria më e korruptuar që ka pas Kosova ndonjëherë”, i ka pohuar gazetës Telegram News deputeti i PDK-së Ferat Shala, duke folur në cilësi të ekspertit ekonomiko-energjetik dhe minerar dhe deputeti më aktiv në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës dhe shton:

“Aferat korruptive janë të përditshme, por po ndodh diçka që deri tani nuk ka ndodhur në Kosovë. Korrupsioni ka mbrojtje politike. Pra, nga njëra anë Qeveria është zhytur në krim ekonomik dhe korrupsion, karshi  pozicionimit qeveritar për  t’i sulmuar organet e drejtësisë që ndjekin korrupsionin.

Ky  konstatim, pra që kemi korrupsion endemik qeveritar, nuk është i yni, pra i opozitës, por edhe i raporteve ndërkombëtare siç e thotë edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit”, ka thënë deputeti  i PDK-së Ferat Shala.

Analisti Selatin Retkoceri: Mbrojtja institucionale e korrupsionit rrezikon të ardhmen e shtetit të Kosovës

Analisti ekonomik Selatin Retkoceri ka thënë se nëse Qeveria mbron korrupsionin, ajo është një tendencë për legalizimin e tij  dhe kjo  nuk guxon të shndërrohet në standard dhe praktikë.

“Mbrojtja institucionale e korrupsionit brenda qeveritar e rrezikon seriozisht të ardhmen euroatlantike dhe integrimit në BE. Korrupsioni, tenderomania, nepotizmi, krimi i organizuar janë fjalët që i kemi dëgjuar gjatë disa viteve të opozitarizmit të VV-së. Kjo parti kishte shkuar aq larg sa e rrezikoi edhe shtetin dhe kushtetutshmërinë brenda parlamentit duke përdorur gaz lotsjellës në ambiente të brendshme gjë që paraqet rrezik për jetën e njeriut. Qytetarët arritën të binden nga kjo formë e protestës, duke e votuar këtë Qeveri me 50.2% të votave të tyre. Propaganda e egër që bëhej kundër korrupsionit qeveritar, tenderomanisë, nepotizmit, krimit të organizuar, kapjen e institucioneve vitale si prokurorinë, gjykatën, agjensionet qeveritare, ndërmarrjet publike, policinë, FSK-në, AKI-në etj, që i kishin bërë pushtetet e kaluara, ishte kjo propagandë që na bindi që ta votojmë Vetëvendosjen dhe lideren e një të ashtuquajture “Lista Guxo”, që në të vërtetë ky subjekt asnjëherë nuk ka ekzistuar dhe i njëjti, nuk ekziston as sot. Propaganda ishte arma më e fortë e VV-së dhe nga kjo propagandë e sofistikuar, ata po udhëheqin me vendin për një mandat të plotë. Programi ekonomik i VV-së i cili asnjëherë nuk e pa dritën, por mbeti vetëm si një manifest i shkruar e i pabotuar përmbante aq shumë premtime saqë, kishte bindur shumicën qytetare  të votojnë për një lëvizje që po premton, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, arsim evropian, shëndetësi të avancuar, sigurim shëndetësor, politika  të dinjitetshme sociale , luftë të pa kompromis kundër korrupsionit, tenderomanisë, nepotizmit, krimit të organizuar etj. Shkapje të shtetit, sistem gjyqësor e prokurorial të avancuar, investime kapitale të papara deri dje, qerdhe për fëmijë, shkolla të reja, digjitalizim të teksteve mësimore, shkolla gjithëditore, shtëpi për të moshuarit, pensione të dinjitetshme . Tani kur kemi ardhur në fundin e kësaj qeverisje, duhet ta bëjmë bilancin e të arriturave dhe dështimeve të qeverisë që ishte shpresë për një të ardhme të ndritshme të këtij populli të shumë vuajtur. Sot kur po shkruajmë këtë analizë të gjendjes  faktike, jemi shumë të zhgënjyer sepse korrupsionin e kemi legalizuar dhe më e keqja po mbrohet nga shteti. Nepotizmi ka depërtuar në të gjitha nivelet e pushtetit qendror, dështimi në investime kapitale kurrë më keq nuk ka qenë në historinë e pas pavarësisë, ndërmarrjet publike janë buzë falimentimit. Kemi dështuar në sektorin e energjisë, nuk kemi asnjë kapacitet të ri energjetik dhe në çdo kohë Kosovës i kërcënohet kriza me energjinë. Diplomacia ka dështuar totalisht, Auditori i përgjithshëm harton raporte sipas preferencave të ministrit të financave, thjesht shteti është buzë bankrotimit për shkakun e paaftësisë qeverisëse që shteti ynë ka pasur për këto katër vite të qeverisë”, spikat analisti Retkoceri.

Kapja e institucioneve  nga Albin Kurti që premtonte shkapjen e tyre

Duke e shpjeguar dukurinë e kapjes së shtetit që ka ndodhur nga premtimi i shkapjes së tij në kohë fushate, amalisti Retkoceri ka thënë:

“Kjo qeveri ka kapur gjithçka që ka mundur të kap deri më sot, ka filluar njëherë me  premtime për shkapje  dhe posa e ka arritur qëllimin i ka kapur vet institucionit : I ka kapur të gjitha agjensionet qeveritare, kuptohet ato  që votohen në Kuvend. Ka arritur të kapë të gjitha bordet që i zgjedh kuvendi si është rasti më eklatant i  kapjes së  RTK-së. Ka kapur të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike, pastaj ka kapur Auditorin e përgjithshëm nëpërmjet të cilit agjension ka falsifikuar raportet financiare vjetore duke i paraqitur ato si ndërmarrje me të arritura pozitive financiare e fitim. Ka kapur edhe disa gjykata aty ku ka mundur duke arritur të ndikoj në emërimin e kryetarëve të cilët tani i përdorë për të deformuar shumë vendime gjyqësore. Ka kapur Policinë, AKI-në dhe FSK-në. Thjesht kjo qeveri po e mbron korrupsionin, tenderomaninë e nepotizmin. Kjo dukuri vërehet më së miri nga përkrahja që i është bërë Rozeta Hajdarit me keq përdorimin e rezervave shtetërore, Faton Pecin me ndarjen e subvencioneve për njerëz të kabinetit të tij dhe të deputetëve të VV-së, pastaj të tenderëve një burimorë që janë forma më e lehtë e korrupsionit duke shpenzuar afro 300 milion euro me negocim të kontratave, pastaj rasti i ambasadorit Martin Berishaj, krye shefit të KEK-ut që po mbahet në paraburgim për keqpërdorim me tenderët njëburimorë, më pas një drejtor i quajtur Naser Hafizi i cili brenda një viti arrin të blejë 4 banesa në Prishtinë e F.Kosovë e plotë raste tjera që dëshmojnë se kjo qeveri ka rrëshqitur keq në korrupsion e çka është më e keqja po mbrohet nga qeveria dhe ministrat e saj”, ka spikatur analisti Selatin Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews