Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka thënë se Llapi do t’i kthehet kësaj partie, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
“Llapi sigurt do të kthehet, ashtu siç ka qenë, në LDK. Këtë po e dëshmon përditë, po e gjejmë në disponim, e këtë do e dëshmojmë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Hyseni në Klan Kosova.
“VV-ja me skandale që i kanë do të bie çdo ditë edhe më shumë, kjo nuk është dëshirë, por është realitet. Më zgjedhjet e fundit ne kemi humbur garën për kryetar ndërkohë ne jemi partia e parë. Në raundin e parë kemi qenë partia e parë. Sot në matjet që i kemi, jemi partia e parë, por kjo neve nuk na mjafton. Ne synojmë një rezultat ku do të ketë diferencë mes Vetëvendosjes. Në matjet e fundit është veçse realitet”, tha Hyseni.