Rohde: I kam paralajmëruar liderët e Kosovës se ekzistojnë kufizime për fushata zgjedhore në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde në një intervistë për RTV21 ka theksuar se ua ka bërë të qartë liderëve të partive politike në Kosovë, se ekzistojnë kufizime në Gjermani sa i përket fushatave zgjedhore nga të huajt.

“Siç iu kam thënë edhe (liderëve të) partive politike, ne e kemi një rregullore të miratuar para disa vjetësh, sipas të cilës ekzistojnë disa kufizime përkitazi me fushatat për zgjedhje të huaja. Një nga elementet e kësaj rregulloreje është që parimisht nuk duhet të ketë fushata zgjedhore të huaja në territorin gjerman tre muaj para datës së zgjedhjeve. Kjo sepse nuk duam që… të themi… ne kemi tre millionë pjesëtarë të pakicës turke atje dhe e dini… ka fushata shumë përqarëse. Pra ato mund të mbahen në vendet tuaja, prandaj ekziston kjo rregullore. Mund sigurisht të organizohen ngjarje, por jo shumë afër zgjedhjeve. Prandaj ai ishte një rikujtim miqësor, sepse jo të gjithë ishin në dijeni për të, edhe pse kjo rregullore iu është përcjellur të gjitha ambasadave në vitin 2022. Por ndoshta jo të gjitha qeveritë ua kanë përcjellur atë të gjithë hisedarëve.” – është shprehur ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews