Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj.
Hamza ka thënë se në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve.
“Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka thënë Hamza.
Postimi i plotë:
Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.
Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!