Abdixhiku e pret në takim ambasadorin zviceran: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje anekënd Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në selinë e partisë e ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

LDK njofton se në takim Abdixhiku e Sprecher kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks për zgjdhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku i ka folur ambasadorin zviceran për përgatitjet e LDK’së për këto zgjedhje.Ai ka shtuar se “Turneu i Ndryshimit” po merr turne anë e kënd Kosovës.

“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Sprecher, diskutuan për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Jürg Sprecher lidhur me përgatitjet e LDK-së rreth zgjedhjeve, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të realizuar programin politik “Rruga e Re”, i cili përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. U diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigjje ndaj thirrjes tonë për ndryshim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Po ashtu ata kanë diskutuar “edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvilimore të saj”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews