Ndërmarrja “Trepça”, Sh.A. po ballafaqohet me largime të punëtorëve nga puna, për siç thuhet në arsyetimet e Komisionit Disciplinorë “për shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1, nën paragrafi 1,27 i rregullores, mbi përgjegjësitë disciplinore dhe materiale të punëtorëve Trepça…
Një largim më pasiv i punëtorëve ka ndodhur pas largimit të përkohshëm nga puna të Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes më datën 11.11.2024 ku thuhet:
“Është larguar përkohësisht nga puna me vendim nr. prot:6950 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.
Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1, nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit, që nga data 06.2.2024 ka filluar pushimet mjekësore dhe ende vazhdon të jetë në pushim mjekësor.
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-212 I PUNËS neni 59 paragrafi 4 cek se:
I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.
Po ashtu neni 66 paragrafi 4 i Rregullores për marrëdhënie punës për punëtoret e Trepça Sh.A cek se:
I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90)ditë pune.
Në këtë rast, z.V.M. ka keqpërdorur pushimin mjekësor kur vetëm në vitin 2024 i njëjti ka munguar 194 ditë pushim mjekësor, kështu i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Sipas burimeve të sigurta nga punëtorët raportuar te gazeta Telegram News, largimet e punëtorëve po ndodhin pasi të njëjtit janë duke u punësuar jashtë vendit.
“Ka largime nga puna të punëtorëve të ndërmarrjes Trepça. Janë largime për masa disciplinore dhe shkelje të detyrave që kanë ndodhur më herët ndër vite, por tani ata që po ikin nga Trepça, janë duke u punësuar jashtë vendit nëpër Evropë.
Një largim prej 10 vetash ka ndodhur në ditën e largimit të kryeshefit ekzekutiv nga Trepça e në ditët tjera gjithashtu ka të larguar.
Në tre muajt e fundit ka pasur më shumë largime, por statistikisht nuk di sa është numri”, ka njoftuar një burim nga Trepça për Telegram News, duke thënë se aktualisht ,po punojnë 700 punëtorë në Trepça dhe se puna po bëhet si kurrë më parë./Telegram News