Qeveria Kurti, është përfshirë në skandale të korrupsionit masiv gati në të gjitha ministritë e kabinetit qeveritar dhe dikasteret ku vartësit e Kryeministrit, janë kapur me letra abuzuese të keqpërdorimeve të parasë publike.
Disa skandale të Qeverisë Kurti janë proceduar në Prokurorinë shtetit e disa tek kanë filluar, por publikimet e shumta për skandalet me paratë publike, mendohet se do të jenë temat e shumta për gjyqësorin e vendit në të ardhmen, kryesisht pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Skandali i fundit në Ministrinë e Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë nën përgjegjësinë e Ministrit Faton Peci, ka shënuar implikimet e shumë zyrtarëve të Qeverisë Kurti, të këshillëtarëve nëpër ministri e të asambleistëve komunalë të cilët ligjshmërisht përfshihen në përgjegjësi penale, për shkak të konfliktit të interesit.
Dyshimet për Skandale në ministrinë e Faton Pecit që janë akoma në zbulim e sipër për shkak të hulumtimit në listat e mbyllura që janë shënuar me kode, po përcillen me polemika, akuza, krahasime të subjekteve afariste që kanë marrë grante pa pasur fare çertifikatë as regjistrim biznesi dhe atyre që funksionojnë me dhjetëra vite në treg si KB “Krusha” me drejtoreshën Fahrije Hoti që funksionalizojë një firmë produktesh bujqësore me punësim të mbi 50 grave që kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e vitit 1999.
Ministri Peci, që dyshohet për skandalet e fundit që pushtuan mediat, gjatë tri ditëve të fundit ka pezulluar disa grante për persona të rrethit të familjes së deputetes Fitore Pacolli, nën bindjen se pezullimi i granteve e shfajëson ministrin nga përgjegjësia.
Analisti ekonomik Selatin retkoceri: Pezullimi i granteve jo që nuk e shfajëson Pecin, përkundrazi e ngarkon edhe më shumë si të konfirmuar në kurdisje të plotë të granteve
Duke komentuar ligjshmërinë penale të dyshimit në implikim direkt të kurdisjes së granteve të Ministrit Faton Peci në shpërndarjen e parave publike për bashkëpunëtorët dhe familjarët e Fitore Pacollit, analisti Selatin Retkoceri i ka pohuar gazetës Telegram News:
“Ministri Peci duke pezulluar subvencionin për vëllain dhe dajën e Fitore Pacollit dhe këshilltarit të tij z.Naim Huruglica, jo vetëm që nuk lirohet nga përgjegjësia, por përkundrazi rritë përgjegjësinë penale dhe e konfirmon se ministri ka marrë pjesë aktive në ndarje të subvencioneve. Ministri i ndodhur para sulmeve të mëdha të mediave, opinionistëve e opozitës, ka bërë shumë gabime në hapa. Ai si ministër nuk është dashtë të dal me regjistra të përfituesve duke e ditur edhe për secilin veç e veç se cilit subjekt i kanë taku përfituesit e subvencioneve. Shtrohet pyetja se si e paska ditë ministri regjistrin e përfituesve, kur aplikimi për subvencione është bërë me kode të cilat nuk është dashtë ti di as komisioni ndërministror që ka shqyrtuar aplikacionet dhe ka vendosë për listën e përfituesve por jo sipas emrave por sipas kodeve. Ministri paraqitet nëpër shumë media dhe rrjete sociale ku konfrontohet me të gjithë kritikuesit e tij, ministrisë e qeverisë që kanë ndikuar direkt dhe kanë ndikuar në ndarje nepotiste të subvencioneve. Prandaj ministri Peci, duhet ta pranoj ndikimin nga zonja deputete e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për bujqësi, ku zonja Pacolli e ka shfrytëzuar pozitën e saj dhe ndikimin te ministri për t’i ndarë subvencion vëllait të vet dhe vëllait të nënës së saj, apo dajës së vet. Përgjegjësia e ministrit nuk mund të fshihet pse ai tani paska dhënë urdhër për pezullim të subvencioneve, të cilat sipas ministrit janë ndarë në baza të meritave e jo të lidhjeve nepotike familjare. Prokuroria apo gjyqësia tani ka punë shtesë, ata duhet të merren me ndarjen e subvencioneve për të afërmit e qeveritarëve, deputetëve dhe militantëve të VV-së, pastaj gjykata ka punë me suspendimin e subvencioneve që me meritë iu kanë takuar vëllait, dajës e këshilltarit të Pecit, por i njëjti i ka pezulluar dy prej këtyre subvencioneve që në baza meritore u kanë taku këtyre përfituesve gjithnjë sipas ministrit Peci. Nëse vërtetë iu kanë taku dhe nuk ka pasur manipulime dhe ndërhyrje, pse atëherë i keni pezulluar ato subvencione z. Peci? Ministër na vjen keq, por edhe ti që ishe i vetmi ministër që ke punuar diçka për këtë vend gjatë këtij mandati, na dole se na paske qenë falco, duke të dalë krejt dobësitë brenda muajit nëntor kur edhe po përfundon mandati i një qeverie që nuk ka plotësuar as 10% të premtimeve parazgjedhore të shkurtit të vitit 2021”, ka thënë Retkoceri.
Analisti Blerim Burjani: Pecin nuk e shfajësojnë pezullimet e granteve, as ping-pongu se Komisioni ministror e ka bërë pa dijen e tij
Analisti Blerim Burjani ka përjashtuar mundësinë e shfajësimit penal të Ministrit Peci, nën arsyetimin se ky s’kishte lidhje me Komisionin.“Jo, refuzimi apo tërheqja e fitusvçve, apo anulimi nuk prodhojnë vetëm mungesën e pasojës, apo veprën penale të shkaktuar, procesi duhet të hetohet dhe të zbardhet procedura. Peci arsytohet se është çështje e Komisionit që ka vendosur, por kjo nuk e shfajëson atë, edhe pse tentativa për të komplikuar përgjigjet dhe për të bishtruar gjëra duhet të vërtetohen. Pra, kërkohet hetim, pastaj të shihet se a ka pasur ndonjë ndikim pjesa politike në dhënien e granteve, normal se marrja e masave për anulim te disa fitueseve, por pa denoncuar anëtarët e komisionit, nuk shfajëson pjesën politike të kësaj ministrie”, thotë Burjani./Telegram News