Ekonomisti i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me pretendimet e bëra rreth kontratave një burimore.
Sipas Rukiqit, kreu i Financave po e bën këtë “në përpjekje të daljes nga balta e korrrupsionit masiv qeveritar”.
Postimi i plotë:
Ministri i Propagandës, në 24 orët e fundit, në përpjekje të daljes nga balta e korrrupsionit masiv qeveritar, me tenderët sekret, po përmend sa një shifër, sa një tjetër, duke u krahasuar, hiç më pak se më vitin 2008.
Çuditem, nëse nuk ja nisin të na krahasojnë me Titon, pak nga nostalgjia, e pak nga padituria.
Por kot. Vështirë e kanë me dal nga balta.
272,954,724.00 EUR është vlera e tenderëve sekret. Shifrat janë kokëforta. Asnjë graf imagjinar nuk e ndryshon këtë realitet të plaçkitjes të parasë publike.