Krasniqi pret në takim kryeparlamentarin e RMV-së: Shpreha shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim sot kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se folën rreth zhvillimeve aktuale në këto dy vende dhe thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

Tutje, Krasniqi shprehi shqetësimin lidhur me arrestimet e veteranëve të UCK-së në Maqedoninë e Veriut, gjë që Krasniqi e cilësoi si një veprim të pa pranueshëm dhe kërkoi nga Gashi që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.

“Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve. PDK mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon”, theksoi Krasniqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews