Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tubim në Ferizaj nga ku është shprehur se LDK-së dhe Ferizajit i është dashur një tubim si ky.

Ai para qytetarëve të kësaj komune është shprehur se me një tubim siç tha ai, kaq të mirë, i kanë dhënë kushtrim uraganit të asaj që ai e quajti ai, fitores tyre të madhe.

“LDK-së dhe Ferizajit i është dashur një tubim si ky. I është dashur në kohë të duhur, në momentin e duhur dhe momenti e koha e duhur është ky “Turne i Ndryshimit”.

“Sikurse në secilin qytet tjetër edhe në Ferizajin tuaj, në Ferizajin tonë, në Ferizajin tim po konfirmohet fryma e madhe rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpresën e fundit të Republikës së Kosovës”.

“Me një tubim kaq të mirë, në një qytet kaq të mirë ju i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe, i paskeni dhënë dhe vulën e shumëpritur se Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur tashmë në këmbë edhe në Ferizaj, është kthyer në rrënjë dhe në këmbë e në rrënjë LDK është e pandalshme dhe në këmbë e në rrënjë LDK është e pandashme”, është shprehur Abdixhiku.

Ai tutje tha se zgjedhjet e ardhshme nuk janë vetëm për përcaktimin e kryeministrit të vendit, por siç tha ai, për ta përcaktuar vet Kosovën.

“Këto zgjedhje të ardhshme nuk bëhen vetëm për ta përcaktuar një kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ato para së gjithash bëhen për të përcaktuar vet Kosovën”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews