Në adresimin vjetor para Kuvendit, Presidentja “rrëshqet” pak kah opozita

Në adresimin e saj para deputetëve të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, ka atakuar  kryeministrin Albin Kurti në dy segmente ekzekutive, si tema kryesore që garantojnë sigurinë e vendit dhe procesin e integrimit të Kosovës.

Presidenja Osmani në adresimin e sotëm para Kuvendit dhe qytetarëve ka pranuar  gabimet e Kurtit rreth Asociacionit dhe prishjen e raporteve me aleatët.

Me dy  pranime të gabimeve që Kurti është marrë gjatë gjithë mandatit qeverisës, Presidentja  ka lënë të kuptohet se po fillon rrugën e balancimit politik  mes pozitës aktuale dhe opozitës.

Psehu i kësaj “rrëshqitje” të Presidentes kah opozita dëshmon se ajo po synon të akumulojë poena politikë për vazhdimin edhe të një mandati në krye të shtetit, duke qenë se në mesin e LDK-së i ka votuesit  mbështetës sikur i kishte në ditën kur ishte votuar më 4 prill të vitit 2021  kur  71 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës në mesin e të cilëve edhe LDK, votuan për emrimin e Vjosa Osmani-Sadriu, presidente .

Në adresimin e sotëm para Kuvendit, Presidentja e ka matur me gramë fjalimin duke u ndalur diku në mes të Kurtit dhe opozitës, për të mos e këputur perin e pushtetit në varësi të qeverisë që do të del nga zgjedhja e 9 shkurtit të vitit 2025.

Pas seancës plenare të adresimit vjetor të Presidentes, deputeti i pavarur Haki Abazi ka shfrytëzuar rastin t’i quajë me zë të lartë  në Kuvend deputetët e LVV-së me fjalën “Hajna, ktheni paret”./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews