Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se aksioni i Policisë në veri të vendit ka vazhduar për dy ditë radhazi, ku janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe pajisjeve për prodhim të kriptovalutave.
Sveçla përmes një postimi në “Facebook” tha se këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar ai.