Gjithsej 200 mijë euro – 100 mijë për vëllain dhe 100 mijë për dajën – iu ndanë familjarëve të deputetes së pushtetit, Fitore Pacollit, nga Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci.
Vetëm pak ditë pas shpalljes së grantit stratosferik për vëllain e tij, sekretari i përgjithshëm i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike, Egzon Pacolli, ka bërë të ditur sot se dy muaj më vonë, Ministria e Bujqësisë i ka dhënë edhe 100 mijë euro grant për dajën e deputetit Pacolli.
Sekretari i Forumit Rinor të LDK-së bëri thirrje për dorëheqje teksa i kujtoi deputetit Pacolli fermerët që nuk kanë arritur të përfitojnë grant nga thirrjet e Ministrisë së Bujqësisë.
“E tash dikush duhet me dhanë dorëheqje. Fitore Pacolli, përveç që ia ka jep 100 mijë vëllait të saj, ka vendos me ia dhënë edhe 100 mijë euro të tjera dajës së saj. Bash dajës së saj, Sylejman Islamit. Dy muaj pasi që e ka shpërblyer vëllain e saj me 100 mijë euro, ka vendos me shpërbly edhe dajën, njëjtë, me 100 mijë euro tjera. Qysh bre Fitore tash edhe dajës a? A e dini sa fermeri e bujku kanë mbetur pa përfituar grant nga thirrjet e Ministrisë së Bujqësisë? A nashta për të fituar grant në këtë ministri duhet me pasë motër ose mbesë Fitore Pacollin”, tha sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike.