Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një parullë pas raportimeve se Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e Fahrije Hotit.
“Kushës, jo Krushës”, kjo moto është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla.
Gjatë ditës së sotme është publikuar dokumenti me vendimin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes së cilit sivjet Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit, i ishte refuzuar përkrahja për blerjen e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve. E njëjta Ministri, grant në vlerë prej 100 mijë euro i ka dhënë Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, për ndërtimin e një stalle.