Sylejman Islami, i cili është daja i Fitore Pacollit, u përfol sot se është përfitues i një granti prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Islami e ka pranuar se e ka mbesë deputetën e VV-së, njëherit kryetaren e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa 30 mijë euro do investoj vetë.
“Jo 100 mijë euro por 60 mijë euro Ministria, e 30 mijë e diçka investojë vetë’’ thotë ai për Front online.
Sylejman Islami, theksoi se mbesa e tij Fitore Pacolli, nuk ka gisht në këtë punë.
‘’S’ka lidhje kurgjo Fitore Pacolli me mua, bash mbesë e kam. Asgjë s’ka ndikuar ajo’’ theksoi ai