Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka pritur sot në gjeneralin amerikan në Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.
Ambasadori amerikan ka thënë se është gjithmonë kënaqësi takimi me gjeneralin Clark.
Ai tha se Clark ka bërë shumë për të thelluar lidhjet mes Amerikës dhe Kosovës, dhe vazhdon të jetë simbol i mbështetjes së ShBA-së për popullin këtu.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me gjeneralin në pension Wesley Clark, i cili ka bërë kaq shumë për të thelluar lidhjet e forta ndërmjet 🇺🇸 dhe 🇽🇰, dhe vazhdon të jetë një avokat dhe simbol i mbështetjes së SHBA-së për popullin e Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
Gjatë vizitës në Kosovë, Clark sot paradite ka takuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja në takimin me Clark vuri në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Për mediat në Shqipëri, dje Clark tha se është krenar që udhëhoqi, fushatën e sulmeve të NATO-s për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër popullatës në Kosovë.
Clark po ashtu tha se Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën.
Clark në intervistë për “ABC News” shtoi se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe ta vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.
“Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet t’i njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviqit. Ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri-tjetrin. Serbia duhet ta pranojë Kosovën, ta pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri-tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar“, shtoi ai.