Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi është takuar me me drejtoreshën e National Democratic Institute në Kosovë, Nancy Soderberg dhe me Laura Nichols, eksperte për parti politike dhe fuqizim të grave në politikë.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutuan strategjitë e PDK-së për barazinë gjinore, me fokus zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt.
Krasniqi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e kësaj paritë për fuqizimin e grave në politikë, duke iu dhënë hapësirë në pozita të larta dhe vendimmarrëse, me synimin që, sipas tij, pasqyrohet edhe në programin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.