Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjës, në një lokal në qendër të Klinës.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar, ndërsa sipas informacioneve nga gazetari lokal i Klinës, Avni Berisha, thuhet se viktimat ishin djem të axhës mes vete ndërsa dorasi është nga i njëjti fshat me viktimat.
Njëri nga viktimat ende gjendet brenda lokalit në të cilin ndodhi vrasja. Ndërkaq viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se dorasi dhe viktimat janë të moshës rreth 20 vjeçare.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.