Pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën edhe personi i dytë që u plagos me armë, mbrëmjen e sotme në një lokal në qendër të Klinës.
Kështu ka bërë të ditur nga emergjenca në Pejë.
Mjekët kujdestar për Tëvë1 kanë bërë të ditur se edhe i plagosuri i dytë nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra.
Ndërkaq rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejësm, Fadil Gashi.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.