Hamza takon diplomatët e lartë norvegjezë: E duam një Kosovë në paqe, në rrugë të sigurt të integrimit në NATO e BE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim dy diplomatët e lartë të Norvegjisë, përfaqësuesin e veçantë për Ballkanin Perëndimor Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin Haakon Blankenborg.

Hamza ka thënë së bashkë kanë diskutuar për punën e përbashkët që i pret në vitet e ardhshme.

“Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Ky është interesi edhe i partnerëve tanë. Për këtë e kemi pasur dhe do ta kemi përkrahjen e Norvegjisë”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka falënderuar miqtë norvegjezë për vizitën dhe dakordimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews