Një burrë pasditen e së hënës ka therur me thikë katër persona në tre rrugë të ndryshme të Ferizajt.
Lidhur me këtë rast fillimisht është arrestuar një 59 vjeçar me iniciale E.S si i dyshur për këtë vepër.
“Nga terreni janë siguruar videoinçizimet nga kamerat e sigurisë dhe fillimisht është dyshuar se ky ishte i dyshuari i kësaj ngjarje, sepse veshja, mbathja, flokët dhe mjekrra përputheshin dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, deri në sqarimin e plotë të rastit dhe hetimeve të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje në njoftimin e lëshuar thuhet se hetuesit rajonal kanë vazhduar punën e tyre në identifikimin edhe të personave tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, por sot në orët e para të mëngjesit një 62 vjeçar me iniciale F.I nga Ferizaj është lajmëruar në polici, i cili është i dyshuar në rastin vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj.
Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari i parë E.S është liruar, ndërsa i dyshuari me inicialet F.I është ndaluar në mbajtje për 48 orë procedura tjera hetimore.