Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Me Von der Leyen, Osmani tha se ka vazhduar diskutimet që i kanë filluar gjatë vizitës që ajo bëri në Kosovë para rreth dy javësh.
“Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh. 🇽🇰🇪🇺”, ka shkruar Osmani.