Gazmend Hoxha mbledh drejtorët rajonal të Policisë dhe komandantët e stacioneve, ka disa kërkesa për ta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga janari në shtator të këtij viti është ulur numri i përgjithshëm i rasteve.

Kjo u tha gjatë prezantimit dhe analizimit të raportit nëntë mujor të Policisë.

Në këtë takim përveç menaxhmentit të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive rajonale të Policisë dhe komandantët e stacioneve policore në mbarë vendin.

“Sot, me 8.11.2024, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, realizuan një takim zyrtar me drejtorët e drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore. Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku përveç prezantimit dhe analizimit të raportit nëntëmujor të këtij viti i cili pasqyronte rezultate pozitive dhe ulje të numrit të përgjithshëm të rasteve, u diskutuan edhe planet strategjike, objektivat specifike si dhe aktivitetet policore të cilat burojnë nga plani zhvillimor strategjik i PK-së, përfshirë strategjinë e Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi.”, është thënë në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Drejtori i Policisë në këtë takim ka kërkuar nga drejtorët rajonalë dhe nga komandantët e stacioneve që të zbatohen në përpikëri planet dhe objektivat strategjike policore si dhe synimet e planifikuara, e të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në: përmirësimin dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike; rritjen e bashkëpunimit dhe qasjen më proaktive me komunitetin përmes zyrtarëve sektorialë; menaxhimin e situatës së sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit; parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale; luftën kundër korrupsionit, uljen e shkallës së krimit të të gjitha formave; parandalimin, hetimin dhe uljen e rasteve të dhunës në familje; ngritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve; ritjen e performancës, integritetit, mbikëqyrjes më efikase dhe disiplinës në punë; ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare; trajtimin e rasteve të nxitjes së urrejtjes ndëretnike;identifikimin e nevojave të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike etj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews