Një person në Leposaviq ka raportuar në Polici se dy fëmijët e tij janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur të enjten në Leposaviq, rreth orës 13:00.
“Leposaviq 07.11.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij të mitur janë ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.