Osmani: S’do të takohem me Vuçiqin në Budapest, dialogu Kosovë-Serbi bëhet në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë ku edhe po mbahet Komuniteti Politik Evropian, Osmani gjatë konferencës për media pasi ka thënë se do të takohet me liderë të vendeve të ndryshme.

E pyetur nëse do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, meqë ai ndodhet po ashtu në Hungari, Osmani është përgjigjur se s’do të takohet dhe se takimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë mbahen në Bruksel.

“Jo, zakonisht nuk takohemi. Kosova dhe Serbia takohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Diskutimet po vazhdojnë në Bruksel në mes të kryenegociatorëve për atë se si mund të lëvizim përpara në implementimin e marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Osmani.

Në Budapest, Osmani po ashtu ka folur për rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani ka thënë se beson që mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë edhe gjatë administratës së presidentit Trump.

Shefja e shtetit ka thënë se që nga vitet e nëntëdhjeta Kosova ka pasur mbështetjen e çdo administrate amerikane.

“Kosova ka pasur mbështetjen bipartizane të çdo administrate amerikane që nga fillimi i viteve ’90. Ne kemi qenë të bekuar me atë mbështetje, kemi çdo arsye të besojmë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe me Administratën Trump. Unë besoj fuqishëm se bashkëpunimi i ngushtë mes BE-së dhe Amerikës do të vazhdojë, është në të mirë të sigurisë dhe paqes në botë”, tha Osmani në Budapest ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews