Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka folur në lidhje me zgjedhjet në ShBA, të cilat po mbahen sot, ku garojnë Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokratike, dhe Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane.
Hovenier ka thënë se zgjedhjet janë një akt esencial në demokraci.
Tutje, Hovenier ka vlerësuar interesimin e popullit të Kosovës për zgjedhjet në Amerikë.
“Zgjedhjet janë gjithmonë një mënyrë për të festuar sepse janë një akt esencial në demokraci, ku qytetarët mund të shprehin vullnetin e tyre për të bërë zgjidhje për vendin e tyre. Unë kam disa mesazhe që mendoj se janë të rëndësishme për t’i ndarë. Një, ne e kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për zgjedhjet tona dhe mendoj se kjo fushatë dhe këto zgjedhje kanë treguar sërish se sa e gjallë, sa e pasur, sa amerikanët aktivë kanë të bëjnë me përgjegjësinë e tyre qytetare, dhe me të vërtetë përfshihen në këtë pyetje se çfarë drejtimi duhet të marrim dhe kush duhet ta udhëheqë vendin tonë. Është vërtetë e rëndësishme dhe ne jemi të lumtur që kemi këtë mundësi për të folur me të rinjtë kosovarë por edhe me kosovarët e të gjitha shtresave për procesin tonë” – ka thënë Hovenier në Kanal 10.