Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën “Shkodër-Hani i Hotit”.
Sipas A2CNN, një 21-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një motor që drejtohej nga një i mitur.
Për pasojë, kanë mbetur të lënduar dy 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet.
Dy të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.