Zyrtarët policor në Shkodër, dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri, teksa ata po kontrollonin për bimë narkotike.
Sipas burimeve bëhet me dije se sulmi ka ndodhur gjatë një aksioni për goditjen e një parcelë droge në Repisht të Malësisë së Madhe.
Ndërkohë nuk raportohet për policë të plagosur nga sulmi. Pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale dhe forca të tjera të policisë Shkodër, të cilët janë vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri. /EuroNews