A mund t’i imponohet Kosovës një draft-statut i asociacionit të BE-së

Kosova po  përballet me presionin e bashkësisë ndërkombëtare për dërgimin e draft statutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe frika se aleatët euroatlantikë, nuk e kanë këtë ide shkel e shko, është thënë indirekt nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kur tha se “Kosovës i janë grabitur kompetencat nga Bashkimi Evropian”. Këto deklarata Konjufca i bëri publike tek fliste  rreth draft-statutit të BE-së për Asociacionin, menjëherë pasi Albin  Kurti kishte thënë se “Kryeministri i një republike demokratike, nuk bën asociacion të komunave”.

Ekspertët kushtetues nuk e shohin normale deklaratën e Kryeministrit Kurti me kuptime dualiste ku sipas konsumit ditor ai shprehet me fontanë dëshirash për një marrëveshje ndërkombëtare ndaj të cilës Kosova duhet reaguar me themelim të Asociacionit.

Kryeministri Kurti ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit  në  takime disa ditëshe me Vuçiqin dhe ka kërkuar  vendosjen e nënshkrimit mbi të dy marrëveshjet e planit Franko-Gjerman, të cilat Vuçiq refuzoi t’i nënshkruante, por ku faktori ndërkombëtar deklaroi se kodi i marrëveshjeve të karakterit ndërkombëtar  parasheh pranim e  negocimit edhe kur palët dakordohen vetëm gojarisht.

“Asociacioni i pranuar  nga Kurti është pjesë e planit franko-gjerman, të cilit qeveria i ka thënë po, dhe për këtë e mban për fjale faktori ndërkombëtarë qeverinë e vendit”, ka thënë politologu Albinot Maloku.

Përkundër kërkesave  të BE-së dhe SHBA-së për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Kryeministri Kurti shpreson se fakti që draft-statuti i BE-së nuk është nënshkruar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell e as nga emisari Lajçak dhe  Kryeministri Kurti, ai nuk është dokument rrespektabil për dërgimin në Gjykatën Kushetuese.

Lajçak ka pranuar se asnjë draft-statut i Kosovës, nuk ka gjasë të dërgohet në Kushtetuese para zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

Presioni do të rritet mbi Kosovën për formimin e Asociacionit

“Takimi datës 26 tetorit 2023 në Bruksel ku  kanë qenë të pranishëm kancelari gjerman Scholz, presidentin francez Macron, kryeministren italiane Meloni, presidentin e Këshillit Evropian, Michel, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak, Kryeministri Kurti kishte ofruar që të nënshkruhet paketën  e Marrëveshjes Bazike, përfshirë draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-ja për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Një gjë e tillë u refuzua nga Serbia. Krahas refuzimit për të nënshkruan pakon, Serbia kishte kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhej në komunikatën zyrtare të Qeverisë.

Se Kosovës mund t’i imponohet në draft-statut shumë më autonom për serbët e katër komunave veriore, ish- emisari  amerikan për Kosovën Frank Wisner, i cili në një masë të madhe  fatin e Kosovës e sheh të ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale amerikane pas pak ditësh.

Ish-emisari Wisner parasheh mundësinë që Trump ta hulumtojë  ndarjen e Kosovës si opsion për zgjidhje të një krize në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, për ta rritur kredibilitetin republikan në SHBA.

“Nëse ai sheh ndonjë marrëveshje me Vuçiqin që i përshtatet atij, ai nuk do ta pres Kosovën që të bindet. Ai do të jetë i menjëhershëm në reagim për një marrëveshje pa përjashtuar ndarjen e Kosovës. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet që ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”.

Ish-emisari Wisner, parasheh edhe rreziqe të tjera për Kosovën, nëse Trump i fiton zgjedhjet pas pak ditësh, sepse sipas agjendës së tij ditore, mund ta tërheq ushtrinë amerikane nga Kosova duke lënë një boshllëk që nuk mund të kompensohet nga askush në Kosovë, sepse prania  amerikane në Kosovë është garancë për rajonin.

Por, as fitorja e mundshme e Harris nuk garanton diçka që  i thotë jo themelimit të Asociacionit. Politologët që e përcollën fushatën e kandidates demokrate Camala Harris, shohin se ajo nuk ka njohuri të duhura për problemin historik mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë nuk ka as opsione të zgjidhjes së problemit, megjithatë fitorja e saj, garanton  vazhdimin e mandatit të trupave amerikane në Kosovë që kanë rol të shumfishtë për shtetin e Kosovës./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews