Serbët veriorë, për tri vite 180 ankesa plasojnë në IPK

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për tri vjet ka pranuar 180 ankesa  nga serbët e katër komunave veriore të Kosovës. Në 87 raste bëhet fjalë për lëndë me elemente kriminale, disa prej të cilave kanë marrë epilogun, e disa tjera janë në proces hetimi, sipas gazetës Danas marrë nga burimet e IKP-së.

Lajmi është publikuar pasi EULEX ka kërkuar sqarime për shkeljen e të drejtave të njeriut për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës. Nga ana tjetër, qytetarët  e bashkësisë serbe  nga Mitrovica veriore, kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

Arrestimi i një aktivisti politik dhe një serbi nga veriu i Kosovës ka nxitur  një valë reagimesh.

Një numër i organizatave jo qeveritare serbe  dhe organizata të shoqërisë civile, në vikendin e kaluar, e kanë informuar BE-në për mbikëqyrjen e të drejtave se do ta ndërpresin  bashkëpunimin  në bazë të asaj që EULEX, nuk  ka mundë t’i mbikëqyrë institucionet kompetente  për shkeljen e  të drejtave të njeriut.

Reagimet  kanë dalë nën bindjen se Policia e Kosovës, ka maltretuar një qytetar të nacionalitetit serb.

IPK nis hetimet

IPK në RTV21 ka deklaruar se lidhur me  rastin ka nisur hetimet, ka cituar Danas

Inspektorati  ka deklaruar  se serbi është burgosur  për shkak të dyshimit  se në prani të nëpunësve policorë ka dëmtuar pronën private.

Hetuesit e IPK-së me  punën hetuese, deklaruan  se bëhet fjalë për arrestimin e të njëjtit me rastin e ndërmarrjes së masave rreth këtij incidenti.

IPK ka deklaruar se në periudhën  prej tri vitesh janë regjistruar 180 raste të ankesave dhe informimi të qytetarëve të nacionalitetit serbë, por sipas tij në vitin 2024, është evidencuar rënie e  numrit të ankesave.

Në bazë të rezultateve të hetuara, lëndët penale të cilat janë paraqitur  gjatë vitit 2024, janë përpunuar në mënyrën si vijon: Tri lëndë i janë dorëzuar Prokurorisë së shtetit me paraqitje të aktakuzës, një lëndë me raportim të veçantë, dy  lëndë me raport informativ, derisa rastet tjera janë nën hetim”.

Misioni i BE-së në Kosovë EULEX, ka thënë se përshëndet vendimin e Policisë së Kosovës për informim të IPK-së dhe fillimin e hetimit të rastit të një serbi që pretendon se e ka maltretuar Policia e Kosovës.

“Fuqishëm kërkojmë që organet relevante shpejtë dhe me efikasitet të hetojnë secilin dyshim për keqtrajtim”, ka thënë EULEX.

Në pjesën veriore të Kosovës, qytetarët serbë janë të ndarë rreth kësaj çështjeje. Disa mendojnë se situata në veriun e Kosovës është përkeqësuar për shkak të Policisë së Kosovës, e disa mendojnë se gjendja është përmirësuar.

“Banorët serbë ndihen mjaftë të rrezikuar në gjithë Kosovën, përfshirë veriun dhe presioni  më i madh vjen nga policia e Kosovës e cila nuk është profesionale”

“Nuk është keq , mirë jetojmë bukur argëtohemi, por mundet edhe më mirë”, ka thënë qytetari tjetër.

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të sjellin aknesa te IPK për të gjitha dyshimet se janë shkelur të drejtat e tyre./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews