KEK: Testi me shkrim për 220 pozita të Manipuluesve s’është i njëjtë me atë që u publikua dje

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se testi me shkrim për 220 pozita të manipuluesve është mbajtur dje dhe ka thënë se pyetjet nuk kanë qenë nga testi që u publikua dje.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEK thotë se publikimi i pyetjeve ishte tendencë për zbehje tëë suksesit të Trepçës.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) gjithashtu dëshiron të sqarojë opinionin lidhur me publikimin e një liste me 20 pyetje/përgjigje, që kanë tendencë të zbehin suksesin e procesit të rekrutimit. KEK siguron gjithë opinionin se testi origjinal me shkrim, i cili zhvillohet në formë elektronike dhe shfaq një pyetje në çdo kohë, përmban gjithsej 31 pyetje, secila me nga 4 përgjigje, ku vetëm njëra është e saktë. Prandaj, ky test nuk është ai që është publikuar dje”, thuhet në njoftim.

KEK thotë se testi është zhvilluar nën monitorimin e kamerave.

“Në këtë testim, i cili filloi në orën 9:00 dhe përfundoi në orën 18:50, nga 554 kandidate të ftuar, 517 i janë nënshtruar testit, 37 nuk janë paraqitur dhe një kandidat është përjashtuar për mosrespektim të rregullave të testimit. Procesi u zhvillua nën monitorimin e kamerave, në mënyrë elektronike, ku çdo kandidat kishte mundësinë të shihte rezultatin e arritshmërisë (pikët) në mënyrë automatike pas përfundimit të testit”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews