Bajrami: I kanë rritur pagat për kabinetin qeveritar, dje u thoshin njerëzve të jenë falënderues për rritje me dy këste

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti në fillim të mandatit i ka rritur pagat 45 përqind për gjithë stafin politik.

“Është kjo Qeveria Kurti 2 e cila në fillim të mandatit i ka rritur pagat, për kryeministrin, për zëvendëskryeministrat, ministrat, zv.ministrat, këshilltarët politikë, asistentat, shoferët e kabinetit me 45% të mandatit. Në fillim të mandatit janë rritur pagat për gjithë stafin politik”, ka thënë ajo në emisionin “Pressing”.

Ndërkaq, thotë se tash pushteti iu thotë qytetarëve të jenë falënderues pse po rriten pagat dy herë nga 55 euro, herën e parë në kulmin e fushatës zgjedhore.

“Ndërsa dje iu thonin njerëzve që duhet të jeni falënderues që po e merrni një rritje me dy këste nga 55 euro”, ka thënë Bajrami.

Më tej, Ajo ka thënë se ka shumë tenderë që janë dhënë nga institucionet e që nuk i plotësojnë kushtet e parapara.

“Po konsideroj që duke parë natyrën e tenderëve, sepse e kam listën e 2135 kontratave, e kemi tash të gjithë. Aty ka me qindra tendera të cilat nuk i plotësojnë kushtetet që janë të paracaktuara në nenin 35”, ka thënë Bajrami.

Ajo përmendi KEK-un, duke thënë se ka dhënë më së shumti tenderë njëburimorë.

“Në Raportin e Progresit që është publikuar sot përmendet KEK’u, edhe përmendet menaxhimi jo i mirë i Prokurimit Publik. KEK’u e ka numrin më të madh të tenderëve të negociun pa publikm të njoftimit për kontratë. Te KEK’u i ke tenderë njëburimorë dhjetëra herë për sigurim fizik të aseteve te KEK’ut”, ka thënë ajo.

Deputetja tha se në vitin 2023 Qeveria Kurti dha 51 milionë euro për shëndetësinë, teksa shpenzimet për karburantë kapën shifrën e 31 milionë eurove.

Ajo tha se kur e ka pa raportin me 51 milionë euro për barna e 31 milionë euro për shpenzim të karburanteve është shokuar.

“51 milionë janë për barna e për fasha në mjekësi për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës dhe i ke 31 milionë shpenzimet e karburantit. Ky është kujdesi që qeveria Kurti e jep për qytetarët e Republikës së Kosovës. A janë këta që thojshin nuk kemi me hyp në xhipa të zi?”, tha ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews