Kosova premton përmbushjen e detyrimeve, Serbia zbatim të pjesshëm të marrëveshjes

Takimi  në nivel krye negociatorësh Besnik Bislimi  dhe Petar Petkoviq në Buksel ka dështuar edhe kësaj radhe në prani të emisarit Miroslav lajçak.

Ajo që vlen të flitet më shumë si temë nga takimi i fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është se agjenda e dialogut, ishte vlerësimi i arritjeve nga aneksi i Ohrit, e sa i përket bisedimeve të reja, vetë Lajçak ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë Brukseli nuk pritet të sjell asgjë të re para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Burime ekspertësh  kanë thënë për takimin e Brukselit  se më së shumti kishte nevojë emisari Lajçak,  derdhja e burimeve  financiare të të cilit  nga fondi i BE-së te llogaria Lajçak , kërkon dinamikë  takimesh për një agjendë të përplotësuar teknike.

Dihej paraprakisht se takimi trilateral i Brukselt të enjten, nuk  mbahej nën presion të palëve, sepse ata e dinin se epilogu ishte shkruar që më herët dhe fundi ishte dështimi.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka folur pas raundit të ri të bisedimeve sot në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ai tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari.

“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në X, duke mos dhënë më shumë detaje.

Pas takimit, kryenegociatori Besnik Bislimi tha se nuk kanë arritur përsëri pajtueshmëri për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi pala serbe po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm të marrëveshjes bazë.

“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, tha ai.

Ndërsa, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Kosova duhet të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, ishte shprehur Bislimi.

Për takimin  Bislmi-Petkoviç, Qeveria ka dal me njoftim përmes një komunikate ku ka fajësuar Serbinë se po kërkon zbatim të pjesërishëm të marrëveshjes, derisa Kosova  kërkon zbatimin e plotë të saj pa shkëputur detaje për zbatim nga marrëveshja.

Bislimi ka  kërkuar nga Serbia që të tërheqë letrën e shumë diskutuar të ish kryeministres Ana Bërnabiq, përmbjatja e së cilës precizon daljen e Serbisë nga marrëveshja.

Gjithashtu, thuhet se Bislimi ka kërkuar dorëzimin e Milan Radoiçiqit  në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë rreth sulmit mbi policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku në natën e datës 23 shtator  të vitit 2023.

Duke folur për asociacionin kryenegociatori Bislimi ka sqaruar në Bruksel se Kosova nuk do të ikë nga detyrimet ndërkombëtare, por duke kërkuar firmë mbi marrëveshje, me çka ka lënë të kuptohet se do ta formojë asociacionin nëse Serbia  zbaton të plotë marrëveshjen duke nënshkruar atë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews