Një zjarr thuhet se ka shpërthyer në një bazë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në bazën detare të Busanit, por mësohet se ka nisur në orën 18:30 – sipas kohës lokale të enjten – sipas raporteve të mediave të huaja.
Ushtria amerikane është e vendosur në Korenë e Jugut për të penguar agresionin kundër republikës dhe për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit në Azi, duke kryer rregullisht stërvitje të përbashkëta me forcat e Seulit.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, zjarri shpërtheu në depon e 55-të të furnizimit në Beomil-dong, Dong-gu, Busan, në orën 18:31.
Depoja e 55-të e Furnizimit është një strukturë ushtarake e SHBA-së që përdoret për ruajtjen e pajisjeve të sjella nga forcat amerikane përmes portit të Busanit.
Zjarri aktualisht është duke përfshirë një magazinë të madhe, me përmasa rreth 120 metra me 40 metra.
Flakët e mëdha janë parë mbi magazinë, por nuk raportohet për viktima, sipas Yonhap.
🚨#BreakingNews: Fire Incident at U.S. Military Base in Busan
🇺🇸🇰🇷A significant fire has been reported at the U.S. Naval Base in Busan, South Korea. Emergency services are actively engaged in containing the blaze. pic.twitter.com/hOVqxNsgUS
— Black template (@black_template) October 24, 2024
Departamenti i Zjarrfikësve në Busan po punon për të parandaluar përhapjen e zjarrit në magazinat ngjitur dhe tha se 51 njësi pajisjesh dhe 163 personel raportohet se janë përfshirë, gjithashtu.