Kandidati për kryeminister nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar sot Shtimen.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se gjatë qeverisjes së tij, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm.
Sonte, përtej vijave politike, u bëmë bashkë edhe në qytetin e Shtimes. Në qeverisjen time, të gjithë qytetarët do të trajtohen dinjitetshëm. Polarizimin shoqëror do ta shndërrojmë në unitet dhe energji për të punuar fort që Kosovën ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar.