Arrest me burg për Metën, detyrim paraqitje për Kryemadhin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Metën, si dhe detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Në përfundim të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhit , Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, GJKKO ka lënë fuqi masat ndaj Metës, Kryemadhit dhe Çokut. Ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës së dhënë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Seanca ka nisur në orën 13:30 dhe ka zgjatur rreth 4 orë. Ajo u shoqërua me tone të ashpra. Meta gjatë seancës ka kërcënuar hapur si drejtuesin e SPAK-ut ashtu edhe dy prokurorët e çështjes në ngarkim të tij. Trupi gjykues është tërhequr për vendim ndaj të pandehurve të cilët janë nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Meta është në arrest me burg prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie.

Avokatët mbrojtës të tyre kërkuan kohë nga GJKKO, që të njihen me aktet hetimore, ndaj seanca u ndërpre për tre orë, për të rifilluar në mesditë.

Meta dhe Kryemadhi e kanë cilësuar çështjen ndaj tyre si të motivuar politikisht dhe si një sulm kundër opozitës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe politikanë të tjerë opozitarë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan sërish mbështetjen e tyre mbi përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ky qëndrim i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-presidentit Meta.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. SHBA mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews