Shpërthime ka pasur në ambientet e TAI Ankara Kahramankazan të Turqisë.
Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se ka edhe viktima.
Bëhet fjala për kompleksin TAI, industria turke e aviacionit ndërsa autoritetet dhe mediat turke e etiketuan sulmin si terrorist.
The Terrorists in Ankara are seen armed with Rifles, possible Automatic, as well as Backpacks likely filled with additional Explosives. pic.twitter.com/vLTbE1PQuq
— OSINTdefender (@sentdefender) October 23, 2024
U tha se personeli u dërgua në strehimore për arsye sigurie.
“Kishte një sulm terrorist në objektet e Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ) Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht pas sulmit kemi pasur njerëz të vdekur dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë Ne do të informojmë publikun për zhvillimin e ngjarjes, ju lutemi merrni parasysh vetëm deklaratat nga burimet zyrtare”, pohoi ministri.
CCTV Footage showing the beginning of the Terrorist Attack on the Headquarters of the Turkish Aerospace Industries in Ankara, with at least Two Gunmen and several Victims. pic.twitter.com/b8OvCKGsta
— OSINTdefender (@sentdefender) October 23, 2024
Ndryshe, në vendngjarje kanë shkuar forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.
Ankara’da TUSAŞ Tesisi önündeki patlama görüntülendi.pic.twitter.com/5zg9dCODyz
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) October 23, 2024